STUDIME

Përforcimi i kujtesës: fuqia magjike e shegës

Një super armë e re kundër plakjes erdhi për tu shtuar në kukurumin shkencor. Farat e shegës dhe përmbajtja e tyre e lartë me antioksidantë shumë të fortë, është sekreti që ka tërhequr së fundmi interesimin e studiuesve. Ekzistojnë indikacione të forta se vaji që rezulton nga përpunimi i këtyre farave, mund të rezultojë një kundërshtar i fortë në sëmundje të rënda neurodegjenerative të trurit si Alzheimer, Dementia dhe sëmundja e Parkinsonit.

Dy studime qe janë publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare nanomedicine, tregoi se vaji i farave të shegës (seed oil - PSO) është tashmë jo vetëm një nga medikamentet më të fuqishme antioksidantë që disponon natyra, por ajo akoma mund të forcojë edhe funksionimin e trurit. Shega: Mbreti i Antioksidantëve Natyrorë.

Mendimi se shega mund edhe të mbajë çelësin kundër plakjes së qelizave të trurit, u iniciua nga profesorja izraelite Ruth Gabizon, studiuese në fushën e sëmundjeve degjenerative të trurit në Departamentin e Neurologjisë të Spitalit Universitar Hadassah në Jerusalem, e cila u gjend në Shtatorin e kaluar ne Kretë dhe ka prezantuar rezultatet premtuese të studimeve të saj, në një konferencë që kishte organizuar Shoqëria greke për sklerozën e shumëfishtë në bashkëpunim me Shoqërinë për sklerozën e shumëfishtë të Izraelit .

Siç ka theksuar në prezantimin e saj Dr. R.Gabizon: "Sfida ishte për të siguruar se vaji i shegës që hamë-i cili filtrohet nga mëlçia jonë si edhe ushqimet e tjera përfundon në fakt në pjesët e trupit tonë që mund të përfitojnë prej tij. Dhe kjo ,sepse problemi më i madh me substancat antioksidantë, është fakti se ato nuk absorbohen në sasi të mjaftueshme nga organizmi. "

Duke kërkuar mënyra për të kapërcyer problemin e jo-absorbimit të antioksidantëve, Dr. R.Gabizon ka bashkëpunuar me Prof. Shlomo Magdassi, specialist në sektorin e nanoteknologjise nga Instituti i Kimisë së Aplikuar në Universitetin e Jeruzalemit, dhe së bashku zbuluan një mënyrë që të ndajnë vajin e shegës në grimca mikroskopike, aq të vogla që ata të mund të rrëshqasin nëpërmjet mëlçisë, të mos rafinohen prej saj dhe të arrijnë të gjejnë rrugën e tyre drejt trurit. Hulumtimi i tyre tregoi gjithashtu se vaji i shegës i cili përmban Omega 5, është një nga antioksidantet më të fuqishm natyror, Acid Punicic (Punicic Avid-PA) - ka jo vetëm përthithje të shkëlqyer nga zorra, po edhe duke përfunduar në tru ka një efekt të rëndësishëm antioksidant.

Studimet në kafshë eksperimentale që kishin sklerozë të shumëfishtë dhe Creutzfeldt Jakob treguan se vaji i shegës ka vonuar përhapjen e sëmundjes dhe ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme intensitetin e simptomave. Rezultatet premtuese laboratorike mbeten tani të vërtetohen të dobishme edhe për njerëzit. Gabizon dhe Magdassi morën patentë për zbulimin e tyre, ndërsa kanë prodhuar një suplement ushqimor, i cili përdoret si një tonik për pacientët që vuajnë nga sëmundjet degjenerative të trurit. Hulumtimi i tyre pritet të vazhdojë me provat klinike, në drejtim të efektit të përgateses për pacientët që vuajnë konkretisht nga Kroitsfelt Jakobit, Alzheimer dhe sklerozë të shumëfishtë, ka deklaruar Dr. Gabizon.

parallax background

Qe të mbahemi të shëndetshem teksa rritemi, duhet të mbajmë gjallë qelizat tona të trurit. Çdo hap i shkencës përpara është gjithashtu dhe një fitore. Akoma edhe nëse nuk do të gjejmë asnjëherë një terapi përfundimtare dhe rrënjësore për Demencën dhe Alzheimer, në qoftë se do të arrijmë të vonojmë procesin e degjenerimit të qelizave të trurit në pak vite, do të kemi bërë shumë mirë punën tonë.

Dr. Gabizon

Si radikalet e lira "plakin" trurin tonë

Oksidimi i proteinave dhe lipideve luan një rol të rëndësishëm në plakje dhe më konkretisht në neurodegjenerimin e trurit, ndërsa amortizimi fillon nga vitet e adoleshencës sonë. Numri i njerëzve që jetojnë me Demencë është vazhdimisht në rritje. Nga 75 milion të regjistruar ndërkombëtarisht në vitin 2010, brenda 30 viteve- domethënë në vitin 2050 pritet të dyfishohet, duke arritur 131.5 milionë, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të sëmundjes Alzheimer.

Vdekja e neuroneve, megjithatë, është përgjegjëse për dobesimin e përditshëm të memorrjes dhe të energjisë tonë mendore. Siç ka thesksuar duke folur profesor Ruth Gabizon në Konferencën në Kretë, "Qelizat e trurit vdesin me kalimin e kohës dhe nuk zëvendësohen.

Aktivitetet e zakonshme ditore, të tilla si tretje të ushqimit dhe të frymëmarrjes, krijojnë radikale të lira që çojnë në oksidimin dhe dëmtimin e qelizave të njeriut, dhe veçanërisht të trurit. Ndryshe nga qelizat e gjakut ose të lëkurës, qelizat e trurit nuk zëvendësohen nga ato të reja. Keshtu që, radikalet e lira të dëmshme për shëndetin tonë arrijnë të dëmtojnë, mendimn, kujtesën, orientimin tonë, por edhe aftesinë e vigjilencës mendore "tha ndër të tjerash.

Degjenerimi i trurit është me të vërtetë një proces i natyrshëm dhe i pashmangshëm, por mund të përshpejtohet ose të ngadalësohet në varësi të mënyrës së jetesës tonë, arrijnë sot në përfundimin shkencetarët. Sipas Dr. Gabizon: "Në qoftë se jemi në gjëndje për të kontrolluar nivelet e radikaleve të lira, ndoshta qelizat tona do të funksionojë më mirë dhe të jetojnë më gjatë. Qasja jonë është, se akoma edhe në qoftë se nuk mundemi të mjekojmë pacientët që vuajnë nga sëmundje të tilla si sëmundja Alzheimer, - sepse diagnostikohen në një fazë ku numri më i madh i qelizave të trurit janë tashmë të vdekura- mbase mund të vonojmë përparimin e sëmundjes në faza me të hershme, apo akoma dhe të shmangim fillimin e sëmundjes në njerëz të shëndetshëm që rrezikojnë të zhvillojnë neurodegjenerim, e cila në fakt mund të ndodhë tek shumicën prej nesh" tha në menyrë karakteristike.

Farat e shpresës

Granagard qarkullon në Izrael dhe pritet së shpejti të qarkullojë në farmacitë e vendit tonë.